30/11 11:10
Pasi u diagnostikua me sindromën policistike të vezoreve, Xhiana Shortino vendosi t’i lërë ushqimet e dëmshme.
Ajo ndoqi një regjim diete dhe për 10 muaj nuk njihej më, pasi humbi plot 57 kg. Por ngaqë ka qenë e shëndoshë që në lindje, aq nuk mjaftonte. Vajza u detyrua të bëjë dhe një operim që i zvogëlon stomakun.
22-vjeçarja peshonte 107 kg dhe punonte si aktore. Hera e parë që e kuptoi që duhej të humbte peshë patjetër, ishte kur e punësuan vetëm për rolin e një balerine mbipeshë.
Top Channel