LIVE/ Lufta në Iran, Trump: Jemi drejt fundit! Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. SHBA paralajmëron: Sot do të jetë dita më intensive e sulmeve
10/03 14:42
Një vajzë 12-vjeçare lindi një djalë te shtëpia në një landfill plehrash, në Ukrainë.
Ata e dërguan menjëherë në spital, por prindërit kërkojnë ta marrin prapë vajzën dhe nipin te kasollja e tyre. Spitali ka refuzuar t’ua kthejë.
Mjekët thonë se vajzës i kishin zgjatur dhimbjet e lindjes plot 10 orë të dhimbshme.
“Një fëmijë lindi një fëmijë. Jam ende e tronditur”, thotë mjekja që e priti.
“Vajza ishte shumë e frikësuar, shumë pis. Dhimbjet i kishin vazhduar prej 10 orësh”, thotë ajo.
Sipas mjekëve, vajza duket më e shqetësuar për fëmijën se për veten.
Stafi thotë që procesi i lindjes pas dhimbjeve kishte vazhduar pa ndërlikimeve.
Top Channel