Zjarr në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i vihet flaka një kioske. Rrezikojnë pemët dhe bizneset përreth
Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila tani ka hyrë në ditën e tretë. Ajo shprehet se të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, por shton se askush nuk mund t’i përdorë ata për akte dhune.
“Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë kemi të njëjtin shqetësim: sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Pamjet e dhunës në rrugët e Tiranës janë shqetësuese, sidomos kur mes tyre shohim të rinj dhe të mitur.
Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të shprehen dhe të kërkojnë një të ardhme më të mirë. Por askush nuk duhet t’i përfshijë në dhunë apo t’i përdorë për beteja politike. Në fund të ditës, çdo prind dëshiron që fëmija i tij të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi. Asnjë betejë politike nuk vlen më shumë se jeta, siguria dhe e ardhmja e fëmijëve tanë”, shprehet ajo.
Top Channel