Mes vizitorëve në qytetin antik të Apolonisë ka edhe turistë që arkeologjinë e kanë profesion. Danilo Blanda është studiues shpellash që vjen prej vitesh në Shqipëri.
Për ne që vijmë nga Roma, pra të mësuar me botën arkeologjike, ky vend mbetet sërish interesant. Qyteti është i ruajtur shumë mirë dhe në këtë kontekst është i mrekullueshëm. Vijmë prej vitesh në Shqipëri, eksplorojmë shpella e male, por sot jemi turistë arkeologjikë”, thotë arkeologu Danilo Blanda.
“Në Shqipëri nuk ka ende një turizëm masiv siç mund të ketë në Kroaci apo në vendet e tjera fqinje, ndaj vijmë që ta eksplorojmë para se ta zbulojnë të tjerët dhe të ndryshojë”, thotë Pierre-Yves.
Në muajin gusht parku arkeologjik vizitohet më së shumti nga pushues familjarë, ndërsa në korrik dhe në shtator protagonistë janë grupet e turistëve në vizita të organizuara nga agjencitë.
Mes ditëve të nxehta buzë detit dhe rrëmujës në plazhe, vizita në këtë park përveç historisë ofron edhe një ditë çlodhëse për pushuesit.
Top Channel