Ky libër ishte një romancë biografike që ai e shkroi për tezën e diplomimit në Universitet. Në vitin 1990 nxori librin e parë me tregime “Një fytyrë që s’mund ta shoh” dhe atë vit fitoi ccmimin Haldun Tarter Oyku.

Vitin tjetër nxori librin e dytë me tregime, “Madam Floridis Donmeyebilir” (Zonja Floridis mund të kthehet). Në vitin 1992 botoi një histori të gjate të treguar “Historia më e bukur e dashurisë” (që më vonë, pas shumë vitesh do zinte një vend të rëndësishëm në historinë e romanit “Parku i lojërave u mbyll”). Në vitin 1999 nxori “Stambolli, një legjendë”, me të cilin Levi fitoi çmimin Junus Nadi 2000.
\
Në vitin 2005, romanin e ri “Parku i lojërave u mbyll” me shkrimet e gazetave dhe revistave të ndryshme midis viteve 1983-2004 i mblodhi së bashku dhe i botoi në librin “Një verë me shira” . Romanin e fundit “Ku ishit kur ra errësira” e nxori në vitin 2009. Në vitin 2010 publikoi “trillime autobiografike” apo si një roman kujtimesh në librin “Imazhet e Stambollit tek unë”.  Mario Levi ende jep mësim në Yeditepe ne Universitetin e Komunikimit në Marrëdhëniet me Publikun, si dhe në Seksionin e Punës Krijuese. Përveç kësaj, vazhdon të japë mësime të punës krijuese në atelienë që ka krijuar. Krijimet e Mario Levit janë botuar nga “Dogan Kitab”.

 Dy fjalë për autorin

Mario Levi

Mario Levi u lind në Stamboll në vitin 1957.  Ka mbaruar Liceun Sant Mishel në degën e letërsisë dhe gjuhës frënge, si dhe Universitetin e Stambollit në Fakultetin e Letërsisë. Të parën histori e shkroi në vitin 1975. Në 1984 filloi të bashkëpunonte me revistat Salom, Stȕdyo Imge, Cumhuriet Hokka, Argos, Cumhuriyet Dergi, Milliyet Sanat, Gȯster; Gergedan, Varhk dhe në gazeta. Librin e pare Bir Yank; Adam: Jacques Brel, ai e botoi në 1986.

 Skeda e librit:

  • Titulli: Parku i lojërave u mbyll
  • Titulli origjinal: Lunapark Kapandı
  • Autor: Mario Levi
  • Kategoria: Novel
  • Përkthyesi: Kujtim Agalliu
  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2018)
  • faqe: 752

Top Channel