Xhon Alite
Xhon Alite dhe S. C. Pike kanë të njëjtin qëllim, por dhe mesazh për botën, që duan ta përcjellin përmes librit “Ora e zezë”.

Ata shpresojnë që me anë të këtij libri të frymëzojnë njerëzit e të gjitha moshave, të cilët ndoshta po përballen me diçka në jetë, që të mos heqin dorë, të mos dorëzohen dhe të mos i futen botës së krimit, pavarësisht nga rrethanat ku mund të gjenden.  Ka gjithmonë shpresë, besim dhe Zot!

Një histori e vërtetë

Ky është libri i parë i trilogjisë së jetës së Xhon Alites, nga autorja S. C. Pike. Ajo ka shkruar biografinë e tij, duke filluar që nga fëmijëria (libri i pare), vitet e adoleshencës (libri i dytë) dhe jeta e tij si i rritur (libri i tretë). Të gjitha ndryshimet dhe ngjarjet në jetën e Alites janë dokumentuar me saktësi dhe tregojnë se si ai u gjend befas i përfshirë në një organizatë  kriminale, kryesisht si pjese e mafies së Nju Jorkut (e njohur ndryshe si Cosa Nostra), si pjesëtar dhe ndërmjetës i bandave.

      Skeda e librit:

  • Titulli i origjinalit: Darkest Hour
  • Autor: S. C. Pike
  • Shtëpia Botuese: Living
  • faqe: 268
  • Viti i botimit: 2019
  • Përkëthyesi: Gentian Minga

 

Top Channel