Kushte të qëndrueshme dhe kthjellime, parashikimi i motit për këtë të merkurë Transmetimet televizive analoge mbyllen me një shtator në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokësore për të parë programet e televizioneve shqiptare.
Dekoderat e Digitalb janë mjaft të thjeshtë për tu instaluar dhe mundësojnë shikimin pa pagesë të të gjithë kanaleve televzive shqiptare dhe paketave e Digitalb nga ana tjetër.
Për të marrë sinjalin televiziv qytetarët duhet të kthejnë antenat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën, tek radarët e Marinës në Porto Romano Durrës dhe Zvërnec për Vlorë.
Instalimi i marrësit tokësor është thelbësore, dhe qytetarët nuk duhet të presin 1 shatorin për të vendosur dekoderat e Digitalb.
Me futjen në skemën e dixhitalizmit të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës mbulohet me sinjalt televiz numerik 70% e popullsisë së vendit, ndërkohë brenda pak muajsh transmetuesit analoge do të fiken në të gjithë Shqipërinë.
Top Channel