Një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla është grabitur mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, kur një person i maskuar nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Autori mësohet se ka qenë i veshur me kominoshe dhe me një kapele në kokë kur ka hyrë brenda zyrës.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që shuma e grabitur nuk është përcaktuar ende.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA