Pas bashkisë së Devollit, Kolegji Zgjedhor ka dhënë vendimin e konstituimit të këshillit edhe për Bashkinë e Beratit.

Kujtojmë se ky proces ditën e djeshme u shoqërua me protesta para bashkisë Devoll, ku mbështetës të Partisë Demokratike tentuan të hynin me forcë në bashki.

Por më pas Eduard Duro, kryebashkiaku i ri i zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste u fut në zyrë dhe për mediat u shpreh se: “Sot është dita kur iu dha fund një procesi të gjatë. Pas ftesave të mia dhe këshillit të bashkiak për kryetarin e bashkisë, ai nuk pranoi të më priste për të bërë dorëzimin e detyrës kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Bashkia do të vazhdojë aktivitetin normal”.

  Devoll/ Konstituohet këshilli në zyrat e prefekturës. PD protestë te bashkia (video)

Ndërkohë kujtojmë se deri më 10 gusht sipas ligjit duhet të bëhet konstituimi i këshillave bashkiak për të gjitha bashkitë në vend që më pas të bëhet edhe betimi i kryetarëve të zgjedhur para këtyre të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA