Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pati jo pak kundërshtime nga opozita, e cila vazhdon të mos njohë rezultatet dhe kandidatët.

Në bashkinë Devoll bëhet sot konstituimi i parë i një këshilli bashkiak pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por në këtë bashki që drejtohet deri tani nga një kryetar i djathte, zgjedhjet e reja nuk njihen.

Ndaj mbështetësit e Pd janë grumbulluar para bashkisë.

E ndërsa kreu aktual i bashkisë Bledion Nallbati u shpreh se ata nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit, dhe se sipas tij nuk do lejohet uzurpimi i bashkisë.

Ai tha më tej se 30 qershori nuk njihet, pasi u anulua nga Presidenti.

Top Channel