5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të fenelinave të Policisë si dhe një tjetër drejtues për përdorim të logos”Hetimi Tatimor” nga policia në Lezhë..
Njoftimi
Policia Rrugore në Qarkun Lezhë vazhdon patrullimet dhe monitorimet, për evidentimin dhe ndeshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor
Ndëshkohen administrativisht 5 drejtues mjetesh për përdorim të fenelinave të Policisë si dhe një tjeter drejtues për përdorim të logos”Hetimi Tatimor”
Nga punonjësit e Policisë Rrugore në Qarkun Lezhë janë marrë masa Administrative për nenin 175/4 të Kodit Rrugor, që parashikon heqjen e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh, pasi janë konstatuar se gjatë drejtimit të mjetit kanë pasur në përdorim fenelinë Policie dhe logo të “Hetimit Tatimor”
Policia Rrugore e Lezhës do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rruge si dhe evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor
Top Channel