Organizata kriminale e Suel Çelës! SPAK tregon për trafiqet e drogës, vrasjet dhe rolin e 21 anëtarëve të grupit
26/11 15:26
Një pamje e frikshme është fotografuar nga një avion në brigjet e Islandës, ku duken kufomat e më shumë se 50 balenave.
Zyrtarët mendojnë se balenat kanë ngordhur për shkak të dehidratimit, por nuk është e qartë se si kanë humbur rrugën, edhe pse kanë qenë në tufë.
Balenat Pilot janë një specie që mund të rriten deri në gjashtë metra e të peshojnë deri në 3 tonë.
Ato kanë natyrë të shoqërueshme, ndaj qëndrojnë në grup dhe madje shumë pranë njëra-tjetrës. Por këtu duket se janë ngatërruar dhe kanë hyrë në ujëra të cekëta.
I njëjti mister ndodhi edhe në Zelandën e re pak kohë më parë, ku 28 balena (të një lloji tjetër, më të vogël) u gjetën të ngordhura në breg.
Top Channel