Trajleri i parë i të shumëpriturit vazhdim të Top Gun, ka bërë debutimin e tij, me filmin që pritet të dalë nëpër kinema 34 vite pas origjinalit. “Top Gun: Maverik”, e kthen edhe një herë Tom Cruise në rolin e tij të famshëm të Pete Maverik Mitchell dhe ylli është pritur me ovacione nga fansat gjatë një shfaqjeje të papritur në Comic Con në Aan Diego, ku edhe u prezantua trajleri.

Në filmin e ri, Tom Cruise tashmë është një instruktor fluturimi në shkollën Top Gun.  Ai do të trajnojë djalin e Goose, nga filmi i parë dhe trajleri jep pak grimca nga filmi aksion që do të mbërrijë nëpër kinema verën e ardhshme.

Në kast rikthehet nga filmi i parë edhe val Kilmer, në rolin e Tom Iceman Kazanski,  ndërsa Miles Teller do të jetë në rolin e djalit të Goose, me Jon Hamm, Ljuis Pullman dhe Jennifer Connelly që po ashtu marrin pjesë. Maverik do të shfaqej këtë muaj, por puna u shty edhe me një vit pasi regjisori Joseph Kosinski dhe ekipi i tij, kishin nevojë për më shumë kohë për të punuar me skenat e fluturimeve, me teknologji të re dhe avionë. Ai tani do të dalë nëpër kinema, në qershor të 2020. Filmi i parë Top Gun, i drejtuar nga Toni Skot, ishte pritur me kritika të përziera, por ishte sidoqoftë një hit i jashtëzakonshëm komercial.

Top Channel