Ekskluzive/ Pas shumë vitesh rikthehet Noçja e “Big Brother 1”, Najada Konomi në “Goca dhe Gra”: Më pyesnin për Olsin, doja… 17/04 23:00
Një grua rrezikon 20 vite burg pasi u filmua duke lëpirë një akullore në supermarket, dhe pastaj e ktheu tasin në frigorifer.
Videoja u bë virale, dhe policia e Lufkin, Teksas, SHBA, tha se kishin nisur hetime për të vërtetuar identitetin e saj dhe të personit që filmoi videon.
Supermarketi njoftoi se i kishte hequr të gjitha akulloret e markës që ishte shfaqur në video, dhe se e kishin gjetur tasin e dëmtuar.
Teksasi njihet për ligje të ashpra, dhe në fakt, akuza për dëmtimin e një produkti të konsumatorëve mund të shkojë drejt një dënimi me deri 20 vite burg, ose 10 mijë dollarë gjobë.
Top Channel