Peliçe e rreme dhe personalitete të famshme, ishin këto dy shtyllat e sfilatës së Gaultier në javën e modës në Paris.

Kristina Aguilera, Catherine Deneuve dhe të tjera personalitete VIP, ishin të pranishme në shou.

Nëntorin e shkuar, grupet që mbrojnë të drejtat e kafshëve përshëndetën Gaultier për vendimin se do ti bashkohej radhëve të stilistëve që nuk do të përdorin peliçet e kafshëve në koleksionet e tyre. Dhe këtë premtim, Gaultier e mbajti në koleksionin vjeshtë-dimër të prezantuar në Paris, ku ai kishte përdorur puplat për të imituar lukun tematik të viteve 1980, me një kolonë zanore të kohës dhe shpërthime ngjyrash.

E gjithë vëmendja e botës së modës ishte përqendruar këtë javë në Paris, në një takim dedikuar modës së lartë, ku veç emrave të tjerë të mëdhenj paraqitën krijimet e tyre edhe shtëpi mode si Armani apo Chanel.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA