Plagosi me thikë bashkëshorten,arrestohet pas dy javësh autori i krimit. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 21 qershor 2019, në Fushë Krujë.

Burime nga policia raportojnë se kanë vënë në pranga shtetasin G.Gj.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë, si autor të dyshuar për plagosjen e shtetases A.Gj.

43-vjeçari kishte qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, me qëllim që t’i merrte jetën. Pas krimit ai ishte arratisur nga banesa për t’i shpëtuar arrestimit të policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA