Palm Xhumeira në Dubai ka 20 vite që i nënshtrohet punimeve intensive.

Ndërtuesi Nakheel thotë se po i jep dorën e fundit, dhe shumë shpejt komuniteti i vilave luksoze, në ishujt artificialë të bërë nga njeriu, do të jenë mëse të plotë, me qindra dyqane e restorante që pritet të hapen gjatë vitit në vazhdim.

Mes ndërtesave të reja është një qendër tregtare dhe kullë, e cila do të jetë në qenar të ishullit, pranë vendit ku ishte planifikuar të ndërtohej një kullë 48-katëshe e kompanisë Trump.

Ndërtimi i projektit ambicioz mori një goditje të rëndë 10 vite më parë, gjatë krizës financiare, kur shumë ndërtues i braktisën punimet në qytet, për shkak të rënies së çmimit të patundshmërive.

Por Palm Xhumeria tani ka ndërmend ta lërë në të shkuarën këtë pjesë të historisë, dhe të rikthehet me një kullë të re, qendër tregtare, siç mund ta shihni dhe më poshtë.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA