Khloe Kardashian ka festuar ditëlindjen e saj dhe Kris Jennes ishte e para e cila e uroj duke e quajtur “shpirt të veçantë”.

Por tronditje e vërtetë për të gjithë fansat ishte urimi i ish të dashurit, Tristan Thompson, ku në shkrimin e tij shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen Khloe Kardashian”. Ti je njeriu më i mrekullueshëm që unë kam pasur mundësi të takoj ndonjëherë. Faleminderit që je një nënë kaq e mirë për princeshën tonë, True. Ajo është e bekuar që ka një nënë si ti që përkujdeset. Të uroj asgjë më tepër se sa sukses dhe të dërgoj urimet më të mira për rrugëtimin e jetës. Shijoje këtë ditë Koko.”

Një urim ky i papritur nga askush, për shkak të skandalit të tradhtisë, me Jordyn Woods, pak kohë më parë.

Shumë urime të tjera erdhën për 35-vjeçaren, urimet speciale në rrjete social ishin të pafundme, ku sigurisht nuk munguan dhe nga motrat e saj.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel