Këshilli i Lartë i prokurorisë shtyu afatin për të verifikuar kushtet e katër kandidatëve që konkurrojnë për vendin e prokurorit të përgjithshëm, një post që nga dhjetori 2017 mbahet përkohësisht nga prokurorja Arta Marku.

Gent Ibrahimi njoftoi arsyet të cilat lidhen me mos përfundimin e procesit të vettingut të njërit prej pretendenteve, prokurorit të krimeve të rënda Olsian Cela.

Garës për prokuror të përgjithshëm i kanë hyrë 3 shokët e klasës të magjistraturës Arta Marku, Olsian Cela, Fatjona Memcaj dhe Lulzim Alushaj, një avokat i diplomuar në Itali.

Gent Ibrahimi thotë se derisa të përfundojë vettingu, anëtarët i kanë duart e lidhura ndaj edhe në fillim të muajit maj i është kërkuar komisionit të pavarur të kualifikimit të shpejtojnë ritmet.

Organi qendror i akuzës do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA