Departamenti Amerikan i Shtetit ka për detyrë të paralajmërojnë qytetarët e vet se në cilat vende kanë më shumë mundësi të sulmohen për shkak të sulmeve terroriste dhe nga trazirat civile i rendit vendet e rrezikshme për turistët me nivele, nga 1 në 4, nga më pak të rrezikshmet te më shumë.

Niveli 1 – Merrni masa normale

Niveli 2 – Shtoni masat e kujdesit

Niveli 3 – Mendohuni mirë për udhëtimin

Niveli 4 – Mos udhëtoni

Gjithsej janë 12 vende evropiane që janë renditur si të Nivelit 2, ku DASH i këshillon qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes. Ndërsa gjithë vendet e tjera janë të Nivelit 1, ku këshillohen të marrin masa normale. Të nivelit tre dhe katër, nuk ka asnjë (përveç disa zonave në Rusi).

FOTO GALERI
5/15
Ukrainë – Niveli 2; Qytetarët amerikanë duhet të bëjnë kujdes në Ukrainë për shkak të krimit, trazirave civile dhe demonstratave që ndodhin gjatë zgjedhjeve, si dhe të mos shkojnë në Krime, ku kryhen arrestime në mënyrë arbitrare nga forcat pro-ruse; si dhe për shkak të konflikteve në Doneck dhe Luhansk

Top Channel