Departamenti Amerikan i Shtetit ka për detyrë të paralajmërojnë qytetarët e vet se në cilat vende kanë më shumë mundësi të sulmohen për shkak të sulmeve terroriste dhe nga trazirat civile i rendit vendet e rrezikshme për turistët me nivele, nga 1 në 4, nga më pak të rrezikshmet te më shumë.

Niveli 1 – Merrni masa normale

Niveli 2 – Shtoni masat e kujdesit

Niveli 3 – Mendohuni mirë për udhëtimin

Niveli 4 – Mos udhëtoni

Gjithsej janë 12 vende evropiane që janë renditur si të Nivelit 2, ku DASH i këshillon qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes. Ndërsa gjithë vendet e tjera janë të Nivelit 1, ku këshillohen të marrin masa normale. Të nivelit tre dhe katër, nuk ka asnjë (përveç disa zonave në Rusi).

FOTO GALERI
11/15
Britani, Niveli 2 – SHBA kërkon të bëhet kujdes për shkak të sulmeve terroriste që mund të ndodhin, si dhe për shkak të sulmeve të izoluara nga disidentët e Irlandës së Veriut. Në vitin 2017 kanë pasur disa sulme të nivelit të lartë, si bomba në Arenën e Mançesterit, dhe sulmi te koncerti i Ariana Grandez, që la 22 të vdekur. Në qershor, një sulm me furgon dhe me thika vrau 8 veta dhe plagosi 48 të tjera. Të dyja sulmet u morën përsipër nga ISIS. Në Janar, disidentë nga Ushtria Republikane Irlandeze vendosën një autobombë jashtë një gjykate në Londonderi, por nuk pati viktima.

Top Channel