Perandoria e fuqishme Inkase, e fundit e qytetërimeve të mëdha andine, lindi në malësitë peruane në fillim të shekullit të 13-të. Me popullsinë prej 10 milionë banorësh, inkasit ishin qytetërimi i fundit indigjen para se Kolombi të arrinte në Amerikë. Simboli më i njohur i kulturës së tyre, është vendi arkeologjik i Machu Picchu.

Ky vend nuk është vetëm monumenti më i vizituar i Perusë, por është quajtur edhe një nga 7 mrekullitë e reja të botës. E ndërtuar në vitin 1450 dhe braktisur një shekull më vonë, kompleksi na ofron një vështrim të pabesueshëm në jetën e përditshme, në fenë dhe në evolucionin teknologjik të Inkasve.

Megjithëse është vetëm 50 kilometra nga Cuzco (ose Cusco), dikur kryeqyteti i Perandorisë të Inkasve, Machu Picchu duket një botë e largët. Çdo vit, mbi një milion turistë vijnë për të vizituar vendin arkeologjik, për të admiruar këtë xhevahir të Perandorisë Inke.

Nëse nuk jeni ende të bindur se ky mrekulli arkitektonike dhe kulturore meritojnë të vizitohen, zbuloni disa fakte të pabesueshme rreth Machu Picchu.

FOTO GALERI
2/7
Është më shumë se një ndërtesë Machu Picchu nuk është një ndërtesë e vetme, por më tepër një kompleks prej mbi 150 banesa, banjo, faltore dhe tempuj. Megjithatë, shumica e Machu Picchu organizohet rreth tre strukturave kryesore: Intihuatana, Tempulli i Diellit dhe Salla e Tre Dritareve. Shumë prej ndërtesave sekondare janë kopje të këtyre trijave, të ndërtuara për t'iu dhënë vizitorëve një perceptim më të mirë të asaj që Machu Picchu fillimisht ishte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA