Protestuesit kanë mbërritur pranë godinës së Kuvendit në Tiranë, ku kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të institucionit.

Zhvillimi vjen pas përshkallëzimit të protestës, e cila gjatë orëve të fundit është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe me përdorimin e gazit lotsjellës nga efektivët.

Tensionet në protestën e sotme në Tiranë vijojnë, ndërsa protestuesit u kanë vënë flakën automjeteve të punës, tip kamionçine, të Bashkisë së Tiranës.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet vijojnë.

 

Top Channel