Fakti që gjinia e kundërt të trajton më mirë kur u dukesh tërheqës, nuk është diçka befasuese.

Por persona që kanë përjetuar ndryshime rrënjësore duke u rritur, thonë që jo vetëm gjinia e kundërt, por edhe shokët, edhe familjarët, ndryshojnë sjelljen.

Deni Peërsall thotë që edhe babai i saj e qortonte më shpesh kur ishte në gjimnaz dhe nuk kujdesej shumë për paraqitjen. Kur u rrit, nisi të tregohej më mbështetës.

Në vitin 1920, psikologu amerikan, Eduard Thorndajk e quajti “Efekti Halo”, një qëndrim me dy standarde që njerëzit e mbajnë në mënyrë të pavullnetshme kur përpara kanë një person tërheqës. Në vitin 1972, një eksperiment e vërtetoi: pjesëmarrësit përshkruan personat më të paraqitshëm si më të sjellshëm, edhe pse prezantimet e tyre kishin qenë njësoj me ata që dukeshin më pak tërheqës.

FOTO GALERI
5/10
Ema kishte kaluar gjithë jetën mbipeshë, dhe nuk do ta besonte kurrë që njerëzit do ta trajtonin ndryshe. Ajo vendosi të dobësohej vetëm kur ishte 31 vjeç.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta