Shpesh pyesim se si mund ta tërheqim vëmendjen e një personi që na pëlqen apo na intereson. Falë Horoskopit, ne mund të zbulojmë se si ta ngjallim kureshtjen ndaj atij që kemi përballë.
Për të goditur në shenjë, është e nevojshme të zgjedhësh tema që për një shenjë të zodiaku mund të jenë fituese, ndërsa për shenjën tjetër të horoskopit, mund të jetë humbëse.
Le t’i lëmë yjet që të na japin frymëzimet e duhura dhe të përpiqemi të zbulojmë se çfarë ndodh.
PESHQIT- Një person i ndjeshëm si Peshqit shpesh pretendon të jetë kureshtar për punët e mërzitshme, vetëm për ta bërë të lumtur personin që i tregon ato. Në vend të kësaj, për të tërhequr vëmendjen e tij dhe për ta intriguar me të vërtetë, shumë fjalë nuk janë të nevojshme: një vështrim magnetik dhe i thellë do të mjaftojë. Peshqit janë kureshtar për të njohur shpirtin tuaj, të merrni kontakt me të, të jetoni në nivelin shpirtëror. Mos i flisni atij për çështje që janë shumë praktike apo edhe për para ose për investime në punë. Ai mund të largohet.
Top Channel