Trazira në Barcelonë gjatë vizitës së Papa Leonit, një burrë vritet jashtë stacionit të policisë
Një baba do të merret në hetim për abuzim me të mitur pasi detyroi vajzën 13-vjeçare të priste flokët, sepse kishte shkuar te parukierja dhe i kishte bërë me fije për ditëlindje.
Vajza jeton në Ohajo të SHBA-ve, me prindërit e ndarë, dhe babai strikt nuk e lejonte të shkonte te parukierja.
Kur shkoi të vizitojë të atin, ai u habit kur e pa me flokët ndryshe. Asaj ia kishte bërë mamaja si dhuratë ditëlindjeje një seancë falas te parukierja, ku i kishte lyer dhe i kishte bërë me fije të verdha. Por babai dhe njerka e kishin detyruar t’i priste fare, si dënim.
Nëna e vajzës e bëri ngjarjen publike dhe u kërkoi autoriteteve të ndërhynin, të cilat kanë nisur një hetim për abuzim.
Top Channel