Koha është elementi më i rëndësishëm kur vjen fjala tek trajtimi i pacientëve që po përjetojnë një goditje dhe një studim i ri sugjeron se kjo dritare jetësore mund të jetë pak më e gjatë nga sa mendohej më parë.
Mjekësia trombolitike, që ndihmon në shkrirjet e mpiksjeve të gjakut, administrohet zakonisht për të trajtuar ishemitë brenda 4 orësh e gjysmë nga fillimi i simptomave.
Por, studimi i publikuar së fundmi, sugjeron se trajtimi mes harkut kohor të 4 orëve e gjysmë e deri në nëntë orë pasi simptomat e goditjes janë shfaqur, mund të funksionojë.
Një ilac trombolitik i quajtur alteplase ëhstë mjekimi i vetëm i miratuar nga administrata amerikane e ushqimeve dhe ilaçeve për të trajtuar goditjet akute ishemike dhe administrohet përmes një terapie intravenoze.
Pjesa më e madhe e goditjeve, rreth 87 për qind, janë ishemike, që ndodhin kur arteriet që furnizojnë trurin me gjak, bllokohen, shpesh si pasojë e një mpiksjeje. Edhe pse studimi i ri dhe përfundimet e tij janë ekzaltuese, ekspertët thonë se është ende herët për të bërë ndryshime formale në procedurat standarte. Me kërkime shtesë, thonë ata, një gjë e tillë mund të ndodhë.
Top Channel