14/11 14:37
Pasi zbuloi që e kishin mbyllur në shtëpi, 90-vjeçarja mori çantën në krahë dhe zbriti 10 kate, duke tmerruar kalimtarët.
Ngjarja ndodhi në Çengdu, kryeqytetin e provincës Siçuan të Kinës.
Fëmijët e kishin mbyllur brenda pasi gruaja kishte nisur të jepte shenja se po humbte kujtesën, dhe mund të humbte rrugës.
Ajo u kap te fletët e ajrosjes që kishte pallati në çdo kat, dhe nisi të zbresë ngadalë. Megjithatë, ngeci në katin e pestë dhe nuk lëvizi më, derisa erdhën zjarrfikësit dhe e zbritën.
Top Channel