Në fillim të viteve 1900, Paris u përjetësua nga fotografi Pierre Yves-Petit, i njohur gjithashtu si “Yvon”. Fotografi vërshoi në rrugët e kryeqytetit francez duke pritur për momentin, kur retë e lehta dhe të lëvizura ta bënin më të bukur portretin e Parisit, të qytetit të përsosmërisë.

Imazhet e tij do të bëheshin kartolinat më popullore në Francë dhe ende kërkohen nga koleksionistët në mbarë botën. Vizioni i tij i pazakontë e bën punën e tij ende mjaft aktuale: qyteti i kapur në dritën e parë të agimit, i rrethuar nga shkëlqimi i shndritshëm i shiut ose nga lart, në krye të katedrales së Notre Dame. Yvon hapi studion e tij në Paris në të njëzetat dhe midis luftërave mori mijëra fotografi të qytetit. Ne ju tregojmë një koleksion të atyre imazheve të marra në vitet 1920.

FOTO GALERI
19/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA