Babai i Emiliano Sala ka vdekur nga një atak në zemër tre muaj pasi djali i tij i futbollistit u vra tragjikisht në një aksident ajror. Julio Muller, kryebashkiaku i vendlindjes së tij të Progresos, Argjentinë, konfirmoi se 58-vjeçari vdiq të premten. Ai tha se vdiq gjatë natës dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin .

Emiliano Sala u vra bashkë me pilotin David Ibbotson, kur avioni i “Piper Malibu” në të cilin udhëtonin po zbriste në Kanalin Anglez më 21 janar, dy ditë pasi Cardiff e kishte bërë marrëveshje  për shitjen e futbollistit. 28-vjeçari ishte duke u përgatitur për të filluar një karrierë të re në Premier Ligë pasi u shit nga klubi francez.

Trupi i tij u gjet në rrënojat e avionit më 7 shkurt, por trupi i pilotit Ibbotson, 59 vjeç, nga Lincolnshire ende nuk është gjetur.

Babai i futbollistit Horacio Sala tha pasi u gjet turpi i pajetë i të birit:- Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr. Një ëndërr e keqe. Unë jam i dëshpëruar “.

Në shkurt, mijëra njerëz, përfshirë edhe menaxherin e Cardiff City Neil Warnock morën pjesë në funeralin e sulmuesit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA