Topi i Artë në 10 vitet e ardhshme? Vjen parashikimi i superkompjuterit…
Lautaro Martinez do të duhet të ketë ende durim për t’u kthyer në fushat e lojës dhe te shkelë në fushën e San Siros.
Argjentinasi ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë në ndeshjen ndaj Brugge në Ligën e Kampioneve dhe nuk do të jetë në fushën e lojës deri në pauzën për ndeshjet e kombëtares të muajit nëntor
Ndërkaq shokët e tij të skuadrës ia dolën që të fitojnë edhe në mungesë të tij si në ndeshjen ndaj Bolognas ashtu edhe në atë ndaj Shakhtar. Por Lautaro Martinez mezi pret që të kthehet në fushën e lojës, gjë që nënkuptohet edhe në mesazhin e dhënë prej tij në rrjetet sociale
‘Më mungoni shumë’-shkruante Lautaro Martinez, një frazë që shoqëronte me dy zemra një të zezë e një blu. Por duhet edhe pak kohë derisa argjentinasi të mund të kthehet në qendrën stërvitore të Interit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe mezi po pret.
Top Channel