Është vetëm 39 vejçe, por ka 38 fëmijë nga 15 shtatzëni. Gjashtë nga shtatzënitë kanë qenë binjakë, katër shtatzëni me trinjakë, dhe pesë me katërnjakë.

Nabantazi tregon se ajo ishte martuar që 12 vjeçe, dhe fëmijët e parë i lindi kur ishte 13. Ajo do të kishte pasur 44 fëmijë në total, por thotë se gjashtë i kanë vdekur.

Atë e kishin paralajmëruar mjekët se kishte vezore me përmasa jashtë normales, por ilaçet kundër shtatzënisë i krijonin probleme të tjera, ndaj dhe numri i lartë i fëmijëve.

Gruaja nga Uganda thotë se ajo ndihet e bekuar për fëmijët që ka, por kërkon ndihmë, pasi e ka braktisur bashkëshorti pas lindjes së binjakëve të fundit, tre vite më parë, dhe tani është e vetmja e rritur që duhet t’i ushqejë.

FOTO GALERI
2/5
Është vetëm 39 vejçe, por ka 38 fëmijë nga 15 shtatzëni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA