Për shumicën e njerëzve, një breshkë ose një peshk me ngjyra të ndezura konsiderohet një kafshë mjaft ekzotike. Por në Florida, një zog gjigant me kokë blu, që vrau pronarin e tij të fundit pritet që këtë të shtunë të dalë në ankand.

Marvin Hajos ishte pronar i një grupi të madh kafshësh, nga papagalli, tek lemurët, në shtëpinë e tij në Gainesville. Më 12 prill, 75-vjeçari ra në zonën ku qëndronin zogjtë e llojit kasapar  dhe u sulmua nga të paktën një nga zogjtë e tij gjigantë, ku vdiq nga lëndimet.

Zogjtë gjigantë fluturues

Zogjtë kasaparë janë fluturues që jetojnë në Australi dhe Guinenë e Re. Konsiderohen si zogjtë e tretë, më të lartë dhe më të rëndë në botë. Peshojnë rreth 60 kg. Bill Grotjahn, i cili hetoi vdekjen e Z. Hajos për Zyrën e Ekzaminuesit Mjekësor, e quajti atë “një situatë kaq të pazakontë”.

Ata nuk kanë sens humori

“E kam bërë këtë punë prej 18 vjetësh dhe kurrë nuk kam parë një gjë të tillë”, tha ai për Nju Jork Times. “Kam parë njerëz të vrarë nga krokodilët apo gjarpërinjtë, por kurrë nga një zog si ky. E di që strucët kanë momentet e tyre, por kasaparët janë ekstremisht të rrezikshëm. Nuk duhet tu afrohesh sepse nuk kanë sens humori”, tregoi Grotjahn. Vdekja e fundit e shkaktuar nga ky zog ka ndodhur në prill të vitit 1926, sipas shkencëtarëve Amerikanë. Zogu i dëmtoi fytin një 16 vjeçari deri sa i mori jetën.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel