Një punëtor 21-vjeçar aksidentalisht ra në një pus dhe iu ngul një shufër çeliku në kokë duke i kaluar tej për tej.  Sanjay Bahe, një murator i ri indian, ishte viktimë e një aksidenti në punë në qytetin Balaghat, në qendër të vendit.

Pas aksidentit i riu shkoi në spital, ku një ekip prej gjashtë kirurgësh vepruan menjëherë  për t’i hequr shufrën. Jo vetëm që 21-vjeçari arriti të mbijetojë, por përkundër incidentit të frikshëm ai nuk pësoi asnjë dëmtim të trurit.

Pramod Giri, kreu i kirurgjisë që operoi 21-vjeçarin për një orë e gjysmë, shpjegoi: “Shufra e çelikut ka prekur vetëm disa milimetra të një kanali kryesor të gjakut në tru, që mud t’i sillte vdekjen”.

Më pas mjekët shtuan: “Një nga efektet anësore të operacioneve të tilla delikate mund të jetë meningjiti. Megjithatë, ne kemi vepruar në një mënyrë absolutisht të saktë dhe ne kemi arritur të shmangim edhe këtë rrezik “.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA