Konspiracionistët besojnë se disa monedha të gjetura së fundmi në Egjipt provojnë se jashtëtokësorët kanë vizituar Tokën në të shkuarën dhe jo vetëm kaq.

Sipas tyre, monedhat jo vetëm që e provojnë këtë, por janë një dëshmi e qartë se e njëjta gjë do të ndodhë sërish.

Monedhat thuhet se janë gjetur rastësisht nga një egjiptian kur po riparonte shtëpinë. Njëra prej tyre ka portret ilustrimin klasik sesi mund të jenë alienët, ndërsa një tjetër duket sikur ka të stamposur një disk fluturues alien dhe një mbishkrim latinisht.

“OPPORTUNUS Adest” lexohet në të, që në shqip mund të përkthehet “çështje kohe që të rikthehet”.
Lajmi është përhapur nga earth.net dhe në të thuhet se monedhat misterioze u gjetën në jug të Egjiptit.
Gjithsesi, gjithçka mbetet në kuadër të konspiracionit, përsa kohë specialistët nuk kanë folur për autenticitetin e këtyre monedhave.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA