Protesta e radhës, PD mbledh krerët e degëve

22/04/2019 11:24

Shefi i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne krerët e degëve të Partisë Demokratike. Në fokus të këtij takimi, që po zhvillohet në selinë blu do të diskutohet për organizmin e protestës kombëtare.

Ende nuk ka një datë të saktë për organizmin e saj apo hapat që do të ndërmarrë opozita përballë krizës së krijuar. Më 18 prill, forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha atë ditë nga selia bluz zoti Basha.

Kryesia e më pas Këshilli Kombëtar vendosën të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, megjithatë Lulzim Basha nuk dha detaje se si do të zbatohet një skenar i tillë: “PD angazhohet që të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017”.

Ndërkohë, KQZ ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale. LSI dhe PD ende nuk janë regjistruar dhe afati përfundon të martën e 23 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA