Chelsea shpërdoroi një mundësi të artë për t’u konsoliduar në zonën Champions të renditjes, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Burnleyt.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Stamford Bridge”, gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, kur miqtë befasuan skuadrën e Sarrit me gol që në minutën e 8′, me anë të Hendrick.

Reagimi i “bluve” të Londrës ishte i menjëhershëm, pasi në minutat 12′ dhe 14’ ishin Hazard dhe Higuain që përmbysën avantazhin e Burnleyt.

Megjithatë në minutën e 24-t Barnes riktheu baraspeshën, duke çuar shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA