Kompania shtetërore e Botsvana, “Okavango Diamond”, zbuloi të mërkurën diamantin më të madh ngjyrë blu, të gjetur ndonjëherë në vendin e Afrikës jugore. “20.46 karatë, guri i çmuar është një më të rrallët në botë “, tha kompania në një deklaratë.

Gurinë formë ovale është quajtur ‘Okavango Blue’ për nder të Delta Okavango, vendi i trashëgimisë botërore, i pasur me kafshë të egra të vendit. Është  një nga diamantet më të rralla natyrore. “Është jashtëzakonisht e pazakontë që një gur i kësaj ngjyre dhe natyre të ketë ardhur nga Botsvana – një gjetje që ndodh një herë në jetë “, tha drejtori menaxhues i kompanisë “Okavango Diamond”, Marcus ter Haar .

“Është pak e çuditshme që diamantet blu kërkohen aq shumë përreth botës, pasi vetëm një përqindje shumë e vogël e diamanteve të botës klasifikohen si ngjyra të zbukuruara”, shtoi ai. Diamantet blu përbëjnë vetëm rreth 0.02 për qind të diamanteve të gjetur në miniera, por përfshijnë disa nga bizhuteritë më të famshme në botë, duke përfshirë edhe “Hope Diamond”, i cili është shumë i famshëm pasi ka kaluar  nëpër duart e monarkëve, bankierëve, trashëgimtarëve dhe hajdutëve përpara se të ruhej për tu parë nga të gjithë në Muzeun Kombëtar në Uashington DC

Ngjyra e kaltër e ndritshme e diamanteve i atribuohet mineralit të borit, i cili ishte i pranishëm në shkëmbinjtë e oqeaneve kur diamanti u formua rreth 1 deri 3 miliard vjet më parë. Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, të cilët janë burimi i saj kryesor i të ardhurave dhe përbëjnë rreth 80 për qind të eksporteve të saj. Sipas Ter Haar vetëm disa gurë të tillë blu kanë ardhur në treg në dekadën e fundit. Kompania thotë se diamanti pritet të shitet në fund të vitit dhe mund të rivalizojë “Hope Diamond”, i cili është i siguruar për 250 milionë dollarë. Edhe pse “Hope Diamond” është më i madh se ky i gjeturi, ‘Okavango Blue’ ka qartësi.

 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA