Shpopullimi i zonave rurale është tani një fenomen kronik në të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Arsyet janë të ndryshme, megjithëse në shumicën e rasteve ato janë ekonomike.  

Shpopullimi filloi në periudhën e dytë të pasluftës,  ku banorët shkuan drejt qyteteve të mëdha dhe fenomeni vazhdon edhe sot. Administratat e disa komunave të vogla, megjithatë, nuk  ndenjur duarkryq. Në 12 fshatra të ndryshëm në Itali, në fakt, është e mundur, sipas kushteve të caktuara, të blihet një shtëpi e braktisur me një çmim absolutisht simbolik, vetëm një euro. Ja ku janë këto fshatra dhe se si ju mund të fitoni një godinë banimi, duke e paguar atë sa një kafe në qendër.

FOTO GALERI
6/12
Sambuca di Sicilia: Me pak më shumë se 5 mijë banorë, kjo qendër e themeluar nga arabët në fillim të shekullit të 9-të dhe e vendosur në një lartësi prej 350 metrash, po vuan shpopullimin. Komuna ofron mundësinë e marrjes me lehtësi të një shtëpie me kosto praktikisht zero, por me kusht që blerësi të bëjë kostot e ristrukturimit, në shumën prej 15 mijë euro në tre vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA