Një restorant në Tokio po shënon kurorëzimin e Perandorit të ri japonez muajin e ardhshëm, me një hamburger me përmasat e një topi futbolli, të shërbyer mes një kulaçi të lyer me pluhur ari, me një kosto prej 900 dollarësh.

Hamburgeri perandorak peshon plot 3 kg dhe përgatitet nga kuzhinierët në një lokal mishi në distriktin Roppongi të Tokios dhe ka dalë në shitje të hënën.

Ai ka një diametër prej 25 centimetrash dhe mbushet foie gras (Fua gra) me mish viçi japonez dhe tartuf të zi të freskët.

“Donim të bënim diçka speciale për të nderuar Perandorin e ri dhe erën e re në të cilën hyn Japonia”, thotë kuzhinieri Patrik Shimada.

Dhe kjo më së miri bëhet përmes një gërshetimi të kulturës amerikane, të hamburgerëve me rrënjët japoneze.

Hamburgeri gjigand i artë, që nderon kurorëzimin e Princit të Kurorës Naruhito më 1 maj dhe shënon hyrjen e Japonisë në erën e re Reivan, do të qëndrojë në menu deri në fund të qershorit, edhe pse ka një çmim të kripur: 903 dollarë ose 100 mijë jen, por sidoqoftë, vjen me një shishe verë, që ndihmon në kapërdirjen e kostos.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA