Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin
I ftuar në emisionin Se Luan Topi në Top Channel, Pastor Paulin Vilajeti ka hapur zemrën për vështirësitë dhe të bukurat që ka kaluar në jetë.
Përballë Erjona Rusit, pastori rrëfeu 2 histori të veçanta nga shtëpia e fëmijës që ka themeluar, dy histori që prekën zemrat e publikut.
“Fëmija i parë që morëm ishte një djalë që mamaja e kishte çuar në breg të lumit në Berat dhe e kishte qëlluar me gurë për ta vrarë dhe e dinte të vdekur fëmijën.
Ne e shpëtuam, sepse e kishte dëgjuar policia duke qarë dhe ne e strehuam. Ai sot është i martuar. Është një ndër njerëzit më të njohur në Tiranë. Rasti tjetër ishte për një foshnjë në maternitetin e Beratit. Ne e morëm dhe kur mbushi 17 vjeç i thash nëse donte të takonte mamanë.
U interesova, e gjeta dhe kur e telefonova më tha që s’kam vajzë. I thashë që kishte, por me tha se kishte vdekur në lindje. Halla e vetë i kishte thënë në lindje që i kishte vdekur fëmija”, tha ai.
Me këto dy histori, Pastor Paulin Vilajeti preku jo vetëm studion, por tregoi edhe anën e tij humane dhe të mirat që ka bërë në shoqëri.
Top Channel