Që pas protestave të studentëve, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti. Punimet po vijojnë në godinën numër 24, e për mometin vetëm në ambientet e përbashkëta, pasi nëpër dhoma do të ndërhyhet gjatë sezonit të verës, kur dhe të jenë larguar studentët.
“Tani që bëjmë bilancin dhe kriza ka kaluar, e që po numërojmë konviktin e 11 që po rikonstruktohet, duket kollaj, por nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte dashamirësia, bujaria dhe solidariteti i të gjitha kompanive. Pavarësisht se nuk kanë asnjë detyrim, e pavarësisht se paguajnë taksa, e pavarësisht se për ta dhe industrinë e ndërtimit taksa është 10-fishuar, do të thotë që kur dikush e ndien përgjegjësinë sociale bëhet solidar, pavarësisht detyrimeve të tjera ligjore e taksative që ka”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Një tjetër kërkesë e studentëve në protestë ishte “karta e studentit”, e cila në bazë të ligjit i përket universiteteve ta bëjnë, por në mungesë të tyre, në Tiranë do ta prodhojë Bashkia. Në këtë kartë janë gati shërbime si publike dhe private, të cilat do të ofrohen me kosto më të ulët.
Top Channel