Shqipëria po mbush gjithmonë e më shumë listat e vendeve që sugjerohen nga kompani e blogje të njohur udhëtimi, si destinacione për të mos u humbur.

Shqipëria është shndërruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor, falë bregdetit mahnitës dhe plazheve të bukura që janë disa prej faktorëve madhorë që qëndrojnë pas rritjes në shifra të turistëve që vijnë, shkruan “Swedish Nomad” në një artikull që ia kushton plazheve në vendin tonë.

“Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura dhe për t’i bërë planifikimet më të lehta, më poshtë vijojnë 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar në 2019”, thekson portali suedez që i kushtohet udhëtimeve.

FOTO GALERI
7/15
Plazhi Mango: Një plazh popullor në Sarandë që ka të gjitha karakteristikat që ju duhen për të kaluar pushime të shkëlqyera. Saranda është gjithashtu një vend fantastik nga ku të eksplorosh Jugun e Shqipërisë dhe aty ka qindra hotele dhe restorante të fashave të ndryshme të çmimeve.

Top Channel