E kush nuk ka provuar të luajë playstation, loja më popullore që rrëmben çdo fëmijë, por mesa duket dhe çdo të rritur.

Në “E Diell” u zbulua një tjetër anë e Mc Kresha. Në një lojë të luajtur live në studio, “Fifa 2019” mes tij dhe Ervin Kurtit, Mc Kresha zbuloi se kalonte shumë orë së bashku me djemtë e tjerë të grupit si Lyrical Son, Ledri Vula, etj duke kuajtur playstation.

“Koha me gjatë që kam kaluar në playstation” – tha Kresha – “ka qenë 8 orë thuajse pa lëvizuar fare nga vendi me ca ndërpreje të vogla për të shkuar në tualet”.

Wow, gati-gati një rekord!

Ai pranoi gjithashtu se të gjitha të dashurat e tij janë ankuar se ai kalonte shumë orë në playstation, madje e ka cilësuar atë si një ankesë rutinore nga ana e tyre.

“Nuk ankohem”, – u shpreh ai pas pyetjes se do të ngelte beqar nëse do vazhdonte kështu.

Sa kohë që për MC Kreshën nuk është problem, vajzat që do t`i rrëmbejnë zemrën, bëjnë mirë të jenë të përgatitura se ai s`heq dorë kaq kollaj nga pasioni i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA