Kur babai yt ka 90 miliardë dollarë, është e vështirë të mos rritesh si fëmijë i privilegjuar. E sidomos kur familja renditet mes 10 më të pasurave në të gjithë botën, është e pamundur të kesh jetë normale.

Megjithatë, familja e Bill Gejts, e cila është angazhuar të bëjë bamirësi me një pjesë të mirë të miliardave, është përpjekur t’u japë një jetë sa më të thjeshtë tre fëmijëve të tyre.

Thuhet se Bill Gejts, personi që atë pasuri e ka bërë pikërisht me programin që fuqizon kompjuterët, “Windows”, u ka lënë fëmijëve shumë pak pajisje teknologjike rrotull.

Po ashtu edhe kolosët e tjerë të teknologjisë, që nga Xhef Bezos e deri te një nga pronarët e Google, duken shumë të vendosur që t’u mësojnë fëmijëve një jetë sa më të thjeshtë e larg shpenzimeve marramendëse, ndryshe nga ç’pritet prej pasanikëve.

FOTO GALERI
5/10
Mekenzi ka thënë për “Vogue” se për edukimin e fëmijëve ata janë përpjekur t’i mbajnë sa më të angazhuar, duke ofruar udhëtime në vende të huaja, eksperimente shkencore në kuzhinë, mësime të gjuhës kineze, dhe sidomos angazhim maksimal në sport, bashkë me fqinjët e tjerë të lagjes. Por ai nuk ka lejuar që të postohen foto të fëmijëve në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA