Kureshtarët i mbajtën sytë nga qielli mbrëmjen e së dielës, me shpresën të shikonin eklipsin tejet të pazakontë hënor, siç e përshkruajnë raportet në mediet e huaja.

Gjatë spektaklit të njohur si “Superhëna e përgjakur”, sateliti i vetëm natyror i Tokës duket se merr një shkëlqim të kuq, ndërsa vet Hëna shihet më e shndritshme dhe më afër Tokës sesa zakonisht.

Shfaqja e veçantë kozmike ishte fillimisht e dukshme në Amerikën Veriore e atë Jugore, si dhe në disa pjesë të Europës Perëndimore, përfshirë Shqipërinë. Në mjaft zona të Britanisë së Madhe, pamja u errësua nga disa re, e spektakli hapësinor nuk u shijua dot plotësisht.

Por, si ndodh ky fenomen mbresëlënës?

“Një pjesë e dritës së diellit përthyhet nga atmosfera e Tokës dhe mbërrin Hënën, duke u përkulur në anët e planetit”, shpjegon Ëalter Freeman, i Universitetit të Sirakuzës në Nju Jork.

“Kjo sasi e vogël rrezesh të kuqe, – shton ai, – vazhdon ta ndriçojë Hënën, aq sa mjafton për ne që ta shohim”.

Eklipsi i ardhshëm i plotë hënor pritet të ndodhë pas dy vitesh, më 26 maj 2021.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA