Në Gjirokastër s’ka protestë; Rektori: Kemi tarifat më të ulëta për studentët
07/12/2018 15:10
Në kohën kur në disa universitete nuk bëhet mësim dhe studentët janë hedhur në protesta, në Gjirokastër Universiteti “Eqerem Çabej” festoi 50 vjetorin.
Gjatë ceremonisë, Rektori Bektash Mema tha se universiteti i Gjirokastrës ka tarifa më të ulëta krahasuar me universitete të tjera në vend.
Dhjetëvjeçarin e fundit universiteti i Gjirokastrës ka shënuar rënie të ndjeshme të regjistrimit të studentëve.
Këtë vit akademik në këtë universitet dy degë studimi u mbyllën, ndërsa degët e mësuesisë nuk plotësuan as numrin minimal të studentëve.
Top Channel