Zona rurale e Australisë perëndimore ka me miliona lopë, kështu që sigurisht që ka parë nga të gjitha llojet e trajtat e tyre. Por kurrë nuk kishin parë si demi gjigant i quajtur Nikers.

Nikers bie menjëherë në sy nga kopeja, sepse është 1.94 centimetra i gjatë, gati sa Michael Jordan, dhe peshon 1.4 ton.

Pronari u përpoq ta nxirrte në ankand, por thertoret e zonës thanë që thjesht nuk mund ta përpunonin në makineri, kështu që ai vazhdon të jetojë.

Pronari tha që e kishte blerë kur ishte 12 muajsh për të prirë kopenë. Shokët e tij, viça të tredhur, ishin shitur që të rinj në moshë për mish. Por Nikersin vazhdon të mos e marrë njeri.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA