Kampionati italian i futbollit rikthehet sot me ndeshjet e javës së 13, ndërsa për trajnerin e Milanit, Genaro Gattuso ka nisur “makthi” i ndërtimit të formacionit.

Ndërkohë, nga kryeqyteti italian, ku Milani do të përballet nesër në mbrëmje me lazion, vjen një lajm i keq në lidhje me pezullimin e sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain.

Kjo pasi Gjykata Federale e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin prej dy javësh të sulmuesit argjentinas, që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Juventusit, pasi iu hakërrye arbitrit kryesor.

Edhe vetë Gonzalo Higuain u paraqit dje para trupës gjykuese, për të kërkuar uljen e pezullimit me vetëm një javë, por nuk ia doli dhe tashmë do të duhet të mungojë në transfertën ndaj Lazios, por edhe sfidën në shtëpi ndaj Parmës.

Përveç argjentinasit, Gattuso përballet edhe me mungesën e shumë titullarëve si Biglia, Bonaventura, Musacchio, Romagnoli, Caldara, etj., thuajse të gjithë titullarë të padiskutueshëm në formacionin kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA