Arratisja e Gentian Çipit nga burgu grek, kush është shqiptari me “CV” të pasur në polici, zbulohen fotot e armëve dhe drogës që iu sekuestruan më herët
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët.
Rama shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi.
Takimi po zhvillohet në sallën e Pallatit të Kulturës, ku janë mbledhur përfaqësues të strukturave socialiste, si edhe qytetarë të Vlorës, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
Në fokus të diskutimeve do jetë reforma territoriale, një prej çështjeve që pritet të diskutohet në kuadër të takimit me socialistët dhe qytetarët.
Takimi i Ramës në Vlorë vjen në kuadër të angazhimeve të Partisë Socialiste me strukturat në bazë dhe qytetarët për çështje që lidhen me zhvillimin dhe administrimin vendor.
Top Channel